Gjatë ditë së djeshme Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku ka pritur në takim Ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacollin, shkruan GazetaDemos.

Pavarësisht kritikave e ofendimeve që Pacolli ia kishte bërë Lushtakut duke e quajtur si "rrugaç", ky i fundit e mirëpriti atë në zyrën e tij.

Ndërkaq, sot në takim Fitore Pacolli i shkoi edhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ku nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.