Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Përçarja – projekti i vetëm nacional i këtij pushteti. Keq, Albin!

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 10:13
PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Përçarja – projekti i vetëm nacional i këtij pushteti. Keq, Albin!

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurtin dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj qasjes përçarëse dhe polarizuese të instaluar në shoqëri nga Kurti. Në video shihen dy individë duke debatuar ashpër me njëri-tjetrin dhe mesazhi shoqërues thotë: “Përçarja – projekti i vetëm nacional i këtij pushteti. Keq, Albin!.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet