Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku janë raportuar pritje dhe kolona në disa prej tyre.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët që dalin nga Kosova po presin rreth 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 800 metra.
Në Dheu i Bardhë pritjet për automjete janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 200 metrash në hyrje dhe 300 metrash në dalje.



