Me duar të lidhura, sot ka dalë para Gjykatës rep-artistit kosovar, Betim Januzi, i njohur si Buta, nën akuzat për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, raporton GazetaDemos.
Ai në fjalën e tij të rastit ka kërkuar nga Gjykata ka kërkuar lirimin nga masa e paraburgimit, pasi siç u shpreh përkujdeset për tre anëtarë të familjes.
“Desha të shtoj që gjykata ta ketë parasysh se jam i vetmi mashkull në familje. Unë përkujdesem për nënën time 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan time. Pa mua, ato nuk mund t’i plotësojnë as nevojat bazike”, ka thënë Buta.
