Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e 15 shtatorit në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ku një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje dhe ka përfunduar me lëndime të rënda trupore.
Dy të dyshuarit A.P dhe N.P fillimisht kanë goditur me grushte E. D. Më pas, teksa po largoheshin nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, ata kanë goditur edhe nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Sinjali.
E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, për të qenë nën kujdesin e mjekëve.
