Anu Prattipati tha se veprime të tilla duhen koordinuar përmes kanaleve siç është dialogu.
“Megjithatë, mënyra se si bëhet kjo është tejet e rëndësishme. Çdo plan për ta ndryshuar statusin e institucioneve paralele duhet të jetë i koordinuar plotësisht dhe të diskutohet paraprakisht me udhëheqësit e zgjedhur dhe anëtarët e komunitetit serb të Kosovës dhe të koordinohet përmes kanaleve të vendosura siç është Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, me një afat kohor dhe plan të qartë të përcaktuar. Nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ajo.
Diplomatja amerikane tha se SHBA-ja dëshiron t’i forcojë lidhjet me vendet e rajonit, veçanërish në rrafshin ekonomik. Për këtë, tha se nevojitetit paqe dhe stabilitet. Veprimet që “i rrisin tensionet në rajon”, ajo tha se “i pengojnë Shtetet e Bashkuara të punojnë në mënyrë produktive me Kosovën”.