Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 19:28
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

Protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve vijoi këtë të martë për të 17-ën ditë radhazi në Tiranë. Fillimisht, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, studentët u drejtuan drejt Kryeministrisë, ku përsëritën kërkesat e tyre dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta po zhvillohet në qetësi, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, ndryshe nga sa ka ndodhur ditët e para.

Autoritetet vendosën një kordon sigurie në zonë dhe morën masa për menaxhimin dhe devijimin e trafikut. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, duke kërkuar ndryshime dhe mbështetje për kauzën e tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre duhet të plotësohen përpara nisjes së çdo procesi negociues edhe pse kreu i qeverisë ashtu si më parë, edhe sot ka vendosur ftesat për dialog para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit aktualisht ndodhen para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë tubimin e tyre në ditën e 17-të . Të rinjtë, studentët dhe pedagogët kanë bllokuar pjesërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa po përsërisin kërkesat e tyre dhe po brohorasin slogane kundër qeverisë.

Situata para Kryeministrisë paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, të cilat janë vendosur në perimetrin e institucionit për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

protestatyretiranë

Të ngjashme

Adelina Thaqi nga protesta: T'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet - duhesh me dhanë dorëheqje

Adelina Thaqi nga protesta: T'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet - duhesh me dhanë dorëheqje

18:14

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Raportohet për alarm për bombë në Radio Televizionin e Serbisë
  • 20:05Rama sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë vijon të jetë para Kryeministrisë
  • 20:02Dikur kërkonte dorëheqje për vdekjen e Deharit, sot Gërvalla përballet me të njëjtat thirrje pas vrasjes së Arlindës
  • 20:01U.D. Kryeprokurorja ishte prokurore në rastin e Donjeta Pajazitajt, reagon vëllai i saj
  • 19:52Rasti i Arlinda Zekajt, nesër protestohet në Pejë