Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se operatorët privatë i janë bashkuar flotës për pastrimin e kryeqytetit, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen me mbeturinat.
Përmes një postimi, Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e disa projekteve komunale, përfshirë sigurimin e 100 kamionëve me financim gjerman, bllokimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit dhe çështjen e deponisë.
“Na i bllokuan 100 kamionë, financim nga Qeveria gjermane! Na e bllokuan ndërmarrjen e re komunale ‘Pastrimi’! Na e mbyllën deponinë! Krejt për inate politike! Kolegë, lufta politike ndalet te vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.



