Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama jep detaje për Samitin e Diasporës, marrin pjesë Konjufca e Haxhiu

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 13:12
Rama jep detaje për Samitin e Diasporës, marrin pjesë Konjufca e Haxhiu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur këtë të diel, 12 prill, episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim”.

Ai nënvizoi disa prej çështjeve më të rëndësishme qeveritare të diskutuara këtë javë, duke nisur nga Samiti i Diasporës, i cili do të mbahet ditën e nesërme ku pjesë e paneleve të diskutimit do të jenë Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu,

Haxhiu të martën do të jetë pjesë e diskutimit “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare – nga vota te përfaqësimi institucional.

Ndërkaq, Konjufca do të marrë pjesë në diskutimin “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?”.

Për këtë edicion, Rama cilësoi se samiti nuk vjen vetëm si një vlerësim i të gjithë atyre që kanë kontribuar jashtë, por dhe për të gjithë miqtë e këtyre emigrantëve të cilët i janë bërë krah shqiptarëve.

“Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë. E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim. Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë“, tha ai.

Rama theksoi se diaspora vjen si një forcë zhvillimi për Shqipërinë dhe se qëllimi i këtij samiti nuk është vetëm simbolik, por bashkimi i shqiptarëve kudo ku janë.

“Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes. Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë“, tha ai.

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA