Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 20:16
Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Gjykata Administrative e Kosovës ka refuzuar propozimin e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin për ndryshimin e çmimit të biletës së transportit publik urban.

Sipas aktvendimit të datës 28 korrik 2026, Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të LVV-së për pezullimin dhe ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të vendimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, të datës 29 qershor 2026.

Në aktvendim thuhet se propozuesit kishin kërkuar që të pezullohej ekzekutimi i vendimit për ndryshimin e çmimit të biletës së udhëtimit në transportin publik urban, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Gjykata ka vlerësuar se pretendimet e paditësve-propozuesve për vendimin e kontestuar nuk përmbajnë argumente ligjore për shqyrtim gjatë fazës së masës së sigurimit, ndërsa ka konstatuar se vendosja lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nuk përbën vendosje përfundimtare mbi konfliktin administrativ.

Pas këtij vendimi, Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar vendimin si refuzim të kërkesës së grupit të asambleistëve të LVV-së.

lvv-sëurbanrama

Të ngjashme

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

17:05
Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale

Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale

10:00
Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme

Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme

08:11
Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

14:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin