Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahmani tregon pse vendosi të bëj koalicion me PDK-në: Hamza është person unifikues, dhe shumë profesional

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 15:04
Rrahmani tregon pse vendosi të bëj koalicion me PDK-në: Hamza është person unifikues, dhe shumë profesional

Kryetari i Listës për Familjen, Eman Rrahmani në një konferencë për media ka falënderuar PDK-në për çasjen konstruktive të grupit të negocimit, me të cilët kanë arritur marrëveshje për koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rrahmani ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e zhvillimit, situatën me energjinë, aspektin social e shoqërinë dhe familjen në përgjithësi, duke u dakorduar për të gjitha këto pika, dhe duke u zotuar për një angazhim të përbashkët në ruajtje të familjës, identitetit tonë.

“Me kryetarin Hamza kemi pas bashkëpunime të vazhdueshme, andaj edhe si një figurë unifikuese dhe shumë profesionale sidomos në çështjet ekonomike, sot vendi ka jashtëzakonisht nevojë që të bashkohen forcat dhe të bëjmë një rrugëtim politik të dinjitetshëm, ku vlerat tona të përbashkëta t’i angazhojmë në punë të përbashkët dhe mirëqenie”, ka thënë Rrahmani.

Ai pëvreç Hamzës, ka falënderuar të gjitha subjektet politike që kanë negociuar gjatë kësaj kohe, sidomos LDK-në, por që ka thënë se kanë zgjedhur PDK-në për bashkëpunim, për shkak të kandidatit për kryeministër që është Bedri Hamza.

“Natyrisht që njëra prej arsyeve është pse kemi kandiat për kryeministër kryetarin e PDK-së Hamza, me një punë të dëshmuar, profesionalizëm dhe më së shumti ku ka sot nevojë shoqëria jonë, një unifikim, largim të gjuhës së urrejtjes, nxitjes së përçarjes dhe gjitha këto që po ishohim sot që është duke ndodh në vendin tonë. Andaj, shpresoj që ky bashkëpunim të jetë i dobishëm, praktik dhe në dobi të qytetarit të Kosovës. Neve shpesh kemi me u pa, e kemi me u angazhu në punë të përbashkëta tash e tutje, por ky është vetëm një fillim i punës i cili shpresojmë dhe besojmë që me angazhim të plotë do të jetë i suksesshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka thënë Rrahmani.

Eman RrahmanIPDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”