Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadiku: Letra e LDK-së ishte e qartë, Kurti po manipulon si zakonisht

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 21:59
Sadiku: Letra e LDK-së ishte e qartë, Kurti po manipulon si zakonisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim lidhur me çështjen e 15 nënshkrimeve për kandidat për president.

Duke folur në Debat Plus, Sadiku tha se letra e dërguar nga LDK ka qenë e qartë dhe ka dëshmuar se partia i ka votat e nevojshme për një kandidat të saj.

“Letra ka qenë shumë e qartë, Kurti po manipulon si zakonisht. Jemi akuzuar që nuk jemi bashkë, nuk i kemi nënshkrimet, por kemi dalë me dokument” ka deklaruar ai.Sipas Sadikut, nuk ka qenë e nevojshme që në letër të përfshihen emra konkretë, pasi që dokumenti dëshmonte mbështetjen e deputetëve për një kandidat të propozuar nga LDK.

Ai shtoi se edhe çështja e datës nuk është thelbësore, pasi dokumenti është përpiluar në të njëjtën ditë kur është kërkuar dhe se nënshkrimet e deputetëve dëshmojnë unitetin e partisë në këtë proces.“Nuk ka nevojë me shkru emra në letër, në letër tregohet që në kemi votë prej personit që vjen nga LDK. Data është e parëndësishëm sepse është bërë po në atë ditë kur është kërkuar prej neve, normalisht data ka mundur të ndërrohet, me vetë faktin që deputetet e LDK kanë nënshkruar dhe do ta përkrahin personin e propozuar nga LDK”, ka dekalruar ai.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit
  • 22:47Intervista e ish-presidentit Thaçi, vjen reagimi nga kandidati për deputet nga VV-ja
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42"Ky djali që vdiq sot ishte shoku im, la vajzën 4-muajshe", gazetari tregon detaje rreth punëtorit të KEK-ut që vdioq sot