Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 12:08
Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

Ajo ka vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gurthemeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha ajo.

Shiroka-Pula ka theksuar se misioni i KFOR-it ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes, ndërsa ka vënë në pah përgjegjësitë që institucionet e Kosovës kanë marrë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Një mision i cili prej më shumë se 27 vitesh ka luajtur një rol të veçantë të ruajtjes së paqes, historia e Kosovës është në një pjesë të rëndësishme të saj. Për gjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Partneritetit për Paqe për sigurinë e përgjithshme dhe besimin e publikut.

“Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, tha ajo.

Presidentja ka theksuar se Kosova mirëpret praninë e aleatëve dhe pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.

“Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha ajo.

natoshiroka-pulasigurisë

Të ngjashme

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

15:17
Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

13:31
Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

12:49
Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte

Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte

20:38

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
  • 13:13Pas pak nis seanca, familjarët e Gani Gecit shihen në oborrin e Gjykatës
  • 13:06Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!
  • 13:01Musliu: Gërvalla duhet të shkarkohet
  • 13:01Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët