Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me ujin e pijshëm, IKShPK del me njoftim të ri

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 16:11
Situata me ujin e pijshëm, IKShPK del me njoftim të ri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me njoftim të ri lidhur me situatën për ujin e pijshëm në disa zona të Kosovës.

Ndryshime ka në rajonin e Gjilanit, ku në zonën e Kamenicës, në stacionin 1 cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Në stacionin e pompit nr.2, Bahqja dhe fshati Berivojcë, uji nuk rekomandohet të pihet.

Në rajonin e Pejës, në Pejë, Deçan, Junik dhe Istog uji është brenda standerdeve të lejuara për pije.

Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Njoftimi:

15 janar 2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Bazuar në rezultatet e analizave të datës: 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.

Përjashtim bëjnë rajonet si: Gjilan dhe Pejë, për të cilat situata paraqitet si më poshtë:

Rajoni i Gjilanit Në zonën e Kamenicës – Stacioni nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije. Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës
  • 15:51Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
  • 15:43Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin
  • 15:42Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës