Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

S’ndalen dorëheqjet: Largohet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 13:58
S’ndalen dorëheqjet: Largohet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Pas zhvillimeve në Degën e Deçanit, dorëheqje nga strukturat e tyre kanë dhënë edhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Guxo në Pejë.

Në një njoftim, anëtari i kësaj partie Ruzhdi Blakaj, bëri të ditur se vendimi për largim nga partia lidhet me, siç thonë, mungesën e përkrahjes ndaj Presidentes Vjosa Osmani nga ana e strukturave të kësaj partie në Pejë.

Në reagim thuhet se është shqetësues qëndrimi i zëvendëskryeministres dhe bashkëkryetares së Guxo-s, Donika Gërvalla, për të cilën pretendohet se ka lobuar kundër rizgjedhjes së Osmanit në postin e presidentes.

Sipas deklaratës së tyre, është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mos ketë mbështetje për një presidente që, sipas tyre, ka treguar integritet dhe angazhim të vazhdueshëm për shtetin, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

“Për këto arsye, në shenjë kundërshtimi ndaj kësaj qasjeje dhe në mbrojtje të parimeve që përfaqësojmë, kemi vendosur të japim dorëheqje nga Partia Guxo – Pejë dhe të vazhdojmë ta mbështesim Presidenten Osmani në çdo vendim të saj të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Guxo

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së