Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot përmbyllet periudha e votimit për qytetarët jashtë Kosovës

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2025 në 08:00
Sot përmbyllet periudha e votimit për qytetarët jashtë Kosovës

Dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të Kosovës.

Qytetarët e vendit, nesër në raundin e dytë vendosin me votë se kush do të udhëheqë me qytetet e tyre.

Të drejtë vote patën edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

E drejta për votim me postë mbyllet sot, pikërisht një ditë para zgjedhjeve lokale.

Ky proces që nisi më 27 të muajit të shkuar do të përmbyllet sot, një ditë para se në Kosovë të hapen qendrat e votimit, të dielën e 9 nëntorit.

Gjithashtu, KQZ-ja u ka bërë thirrje votuesve jashtë Kosovës të cilët ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kontrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, ka thënë KQZ-ja.

Periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave vlen vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që ishin regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim nga 23 korriku deri më 29 gusht.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim. Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; dhe zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votimin jashtë Kosovës për votim me postë, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

“Në shumicën e këtyre zarfeve, KQZ ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në shtetin përkatës të votuesit të regjistruar. Në rastet kur adresa nuk është shënuar nga KQZ, votuesi duhet ta shënojë njërën nga adresat e kutive postare të KQZ”, ka njoftuar ky institucion.

KQZzgjedhjet lokale

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Buzhala: 330 mijë qytetarë ne zgjedhjet e fundit votuan për qëndrimet e kësaj 6-she, jo për pazaret e Abdixhikut me Kurtin
  • 19:55Aleanca mbledh kryetarët e degëve, diskuton çështjen e presidentit
  • 19:52Vdes nëna e deputetit kosovar, Besnik Tahiri
  • 19:49Mbrëmja e parë e shtatorit nis pa kolona në kufi – pritjet deri në 5 minuta
  • 19:46Çka tha Kurti për zhvillimet në LDK