Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 19:00
Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

Mendimi për motin – 21.08.2025

Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit.

Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premte, pa përjashtuar mundësi që lokalisht të shoqërohen me breshër.

Gjatë ditës më pas nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h).

Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.

Përgjatë ditës së shtunë kalojnë më shumë vranësira me mundësi për riga lokale shiu me gjasë përreth zonave malore. Të dielen do të ketë më shumë intervale me diell.

Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 26C, ndërsa minimalet mëngjesin e së dielës deri në 10C. Në fundjavë frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 30C ditën e martë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Rama: Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE
  • 13:59Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës
  • 12:55Komuna e Pejës publikon reagimin e QPS-së për rastin e Arlindës, pranohen mangësitë e evidentuara nga Inspektorati
  • 12:52Nisja e hetimeve pas vdekjes së 43 vjeçares në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin
  • 12:20Ministria gjen shkelje të shumta në QPS-në e Pejës në rastin e Arlinda Zekajt, kërkon masa disiplinore për dy zyrtarë