Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’u bë kryeprokuror nga rruga”, Haxhiu mohon pretendimet për afërsi të Zejnulla Gashit me VV-në

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 13:13
“S’u bë kryeprokuror nga rruga”, Haxhiu mohon pretendimet për afërsi të Zejnulla Gashit me VV-në

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo lidhje me Lëvizjen “Vetëvendosje” të Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Zejnulla Gashi.

Hahxiu në një deklarim për media ka thënë se këto pretendime janë përpjekje dashakeqe për të dëmtuar procesin.

“Gashi nuk ka ardhë nga rruga që bëhet kryeprokuror. Ai ka qenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, prandaj këto deklarata…… janë, si me thënë, përpjekje dashakeqe për të dëmtuar një proces që ju të gjithë e keni parë që është mbikëqyrë edhe nga organizatat kredibile të shoqërisë civile, dhe po ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Partnerët ndërkombëtarë e kanë përshëndetur këtë emërim, ndërsa sa i përket organizatave të shoqërisë civile më kanë bërë thirrje që sa më shpejt të emërohet Kryeprokurori i Shtetit, duke pasur parasysh që Kosova është më shumë se katër vite me U.D. Kryeprokuror të Shtetit”, tha Haxhiu pasi u pyet nga KosovaPress.

Duke i uruar Gashit sukses e punë të mbarë, ajo rikujtoi porositë që ia dha atij në momentin e dekretimit.

“Që mandatin e tij, përgjegjësinë e tij ta ushtrojë me përgjegjësinë më të lartë institucionale, me integritet të lartë profesional e moral, dhe me përpjekje maksimale për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin në mënyrë që në Republikën e Kosovës të mos ketë zyrtarë të korruptuar që ndihen të paprekshëm, dhe të mos ketë përpjekje për të destabilizuar në çfarëdo forme ndonjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës siç ka ndodhur, referuar sulmit në Banjskë apo në Ibër-Lepenc. Pra, është shumë e rëndësishme që detyrat të kryhen me profesionalizmin më të lartë. Ata që thonë që është në Vetëvendosje, le të vazhdojnë ta bëjnë”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës