Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 14:20
Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se për çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara nevojitet kujdes i madh dhe ekspertizë, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë po e analizon propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo ka thënë se kur të përfundojë analiza, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë Qeverisë opinionin e saj, duke mos e vonuar atë

“Sfidat me të cilat ballafaqohemi edhe këto ditë kërkojnë bashkërendim të gjithë neve për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, kushtetutshmërinë, historinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Shumica e gjërave që lidhen me dhomat e specializuara janë çështje të ekspertizës së lartë. Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime. Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Kur ta kemi gati, do t’ia dërgojmë qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. Por as nuk duam të nxitohemi, e ta paguajmë me cilësi të munguar e gabime të papranueshme. Më shumë sesa për fjalë, kemi nevojë për bashkëpunim e bashkërendim, analizë e ekspertizë me qëllim që në fund të fitojë drejtësia”, tha ajo.

Gërvalla ka folur edhe për 26 shtatorin, duke përmendur masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme dhe referendumin për pavarësinë e Kosovës.

“Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme u krye një nga masakrat më mizore të Serbisë: gjenocidale vrasja e 23 anëtarëve të familjes Deliu. Ky është një fakt i pamohueshëm, siç është e pamohueshme edhe e vërteta jonë për Luftën Çlirimtare. Askush nga autorët e krimit nuk u dënua deri sot për këtë masakër mizore. Gjithashtu, data 26 shtator 1991 na kujton fillimin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, i cili u mbajt deri më 30 shtator, dhe ku me dukshëm më shumë se 90% të votave qytetarët e Kosovës e shpallën Kosovën Republikë të Pavarur. Referendumi u mbajt edhe në Tiranë, në një zyrë të thjeshtë, mijëra qytetarë të Kosovës votuan për pavarësi edhe pikërisht në atë zyrë. Ndihem shumë krenare dhe ndihem shumë e privilegjuar që e kam bashkëorganizuar dhe drejtuar këtë proces të rëndësishëm. Sot Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur ndërkombëtarisht”, tha ajo. EO

gërvallaministriaanalizon

Të ngjashme

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

14:45
Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

14:24
Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

13:40
Donika Gërvalla sot del në konferencë për media

Donika Gërvalla sot del në konferencë për media

09:24

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Qeveria mbanë mbledhje elektronike, këto janë të gjitha vendimet që u miratuan
  • 15:24Qeveria miraton Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë
  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët
  • 13:47Deklarata për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit