Gazetari Valon Syla ka vlerësuar lart arkivin fotografik të fotoreporterit Visar Kryeziu, duke e cilësuar atë si një dëshmi të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë së Kosovës.
Syla ka ftuar qytetarët që, së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre, ta vizitojnë ekspozitën e Kryeziut, ku janë paraqitur fotografi autentike nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.
Ai ka thënë se fotografitë e Kryeziut kanë ruajtur momente të rëndësishme të luftës së UÇK-së, të cilat sot shërbejnë si dëshmi për brezat e rinj.

