Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Varreza masive në Zubin Potok, familjarja e njërit nga të zhdukurit: Jam e bindur se janë aty

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 15:10
Varreza masive në Zubin Potok, familjarja e njërit nga të zhdukurit: Jam e bindur se janë aty

Varreza masive në Zubin Potok ka rikthyer në qendër të vëmendjes plagët e luftës dhe kërkimin për drejtësi.

Familjarja e një nga personave të zhdukur, Lutfije Ademi Vokshi, motra e intelektualit që dyshohet se është një nga viktimat e kësaj ngjarje, Adem Ademi u shpreh e bindur se në atë varrezë bëhet fjalë për grupin e intelektualëve që më pas u shpallën të zhdukur.

“Për dy dekada e gjysmë ne jetojmë në ankth, në pritje. Meqenëse flitet për këtë gërmim edhe në bazë të vendit ku flitet dhe në bazë të ngjarjes që ka ndodhur, unë si familjare nuk dyshoi hiç, 100% jam e bindur se janë aty, edhe pse nuk është zyrtarisht unë si familjare jam e bindur se janë aty”.

Ajo e përshkroi vëllain e saj si një kirurg të përkushtuar ndaj punës dhe në shërbim të atdheut.

“Më bën me besu sepse ata kanë hyrë në atë mal…Jam motra e doktorit dhe jetoj në Prishtinë, kështu që edhe në kohën e fundit para bombardimeve nuk kemi guxuar aq shpesh të takohemi, mirëpo të dëgjohemi në telefon jemi dëgjuar shpesh. Ai ka shërbyer në Shalë të Bajgorës, ka qenë kirurg, mjek shef i repartit të Kirurgjisë ka qenë brigada 144 ku ka shërby vëllai. Ai edhe gjatë kohës që është luftu ai ka shërby edhe ka shku në punë në spital edhe ka shku në Shalë të Bajgorës e ka pasë ditën e caktume. Mirëpo pas një kohe hyn masat e dhunshme dhe e nxjerrin atë si të papërshtatshëm për sallë të operimit, ishte arsyeja se pacientët e kanë kërkuar vëllain tim me operu. Kam pasur rastin të takohem me shumë pacientë, thonë që ai ka qenë doktor që na ka shëru me fjalë, jo veç me operacione, por edhe me fjalë”, tha ajo në Klan Kosova.

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore