Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zulfaj në Qipro: Qe 40 muaj kemi aplikuar për anëtarësim në BE, ende asnjë vendim, koha të zyrtarizohet statusi i vendit kandidat

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 16:49
Zulfaj në Qipro: Qe 40 muaj kemi aplikuar për anëtarësim në BE, ende asnjë vendim, koha të zyrtarizohet statusi i vendit kandidat

Kryenegociatori i Kosovës me BE’në, Jeton Zulfaj, në një takim joformal të ministrave për Çështje Europiane të mbajtur në Nicosia nga Presidenca e BE’së që aktualisht e ka Qipro, tha se kërkoi që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.

“Kanë kaluar më shumë se 40 muaj që kur kemi aplikuar për anëtarësim. Ende nuk është marrë asnjë vendim, pavarësisht qëndrimit të përsëritur të Komisionit Europian se është i gatshëm të japë opinionin e tij. Ka ardhur koha që BE-ja të veprojë. Ka ardhur koha që statusi i vendit kandidat të bëhet zyrtar”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të dhjetorit të 2022-ës dhe që nga atëherë nuk ka lëvizur dosja e saj.

Në fjalimin e tij, Zulfaj thasë premtimi për zgjerim, i bërë në Selanik në vitin 2003, duhet të përkthehet në praktikë.

“Ajo që nevojitet është unitet në angazhim. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të BE-së për transformimin e vendeve aspirante në demokraci të konsoliduara. Kosova ka përqafuar vlerat themelore të sanksionuara në Nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Europian”.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 17:45Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike
  • 17:42“Këtu nuk duhet të ketë parti”, Hasani kërkon bashkim për Ligjin për Dhomat e Specializuara
  • 17:42PDK lëshon sallën e Kuvendit, mban takim me Grupin Parlamentar
  • 17:32LIVE: Protestat dhe takimi Kurti-Hamza po vazhdojnë
  • 17:24Tahiri kërkon që deputetët e VV-së të paraqiten në sallë: Ligji duhet të vijë menjëherë