Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Zvicra planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 19:52
Zvicra planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Aleanca Veriatlantike ka njoftuar më herët gjatë vitit planet për zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve që aktualisht shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Mirëpo, për Zvicrën, duket se ky vendim nuk do të vlejë.

Shteti helvetik ka njoftuar se planifikon ta bëjë pikërisht të kundërtën

Këtë e ka konfirmuar ambasadorja e Zvicrës në Serbi, Anne Elisabeth Lugon-Moulin, në një intervistë për median serbe, “CordMagazine”.

Ajo tha se Këshilli Federal Zviceran ka paraqitur një kërkesë në Parlament për të rritur numrin e ushtarëve, nga 215 në 300, kërkesë e cila, sipas saj, është aprovuar.

“Mandati [aktual i misionit Swisscoy] përfundon më 31 dhjetor, 2026, por Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një kërkesë te Parlamenti i Zvicrës për të mbajtur Swisscoy-n aktiv në Kosovë, e madhe edhe të rrisë kontingjentin tonë deri në 300 persona. Parlamenti e ka aprovuar këtë kërkesë në qershor. Kështu, Zvicra do ta rrisë prezencën e saj në Kosovë, e jo ta zvogëlojë”, deklaroi Lugon-Moulin.

Ajo potencoi se pozicioni i Zvicrës është që KFOR-i mbetet i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin.

Aktualisht, ambasadorja tha se personeli aktual ushtarak zviceran i vendosur në Kosovë përbëhet nga 215 persona

rrisëzvicraplanifikon

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë
  • 22:34Abdixhiku tregon se a është përmendur më herët në takime me Kurtin emri i Sejdiut për president
  • 22:32Momente paniku në Shalë: Turisti bie në humnerë, nxirret me helikopter
  • 22:31AKK-ja, për fillimin e vitit shkollor: Shkollave u mungon dokumentacioni, nxënësit kanë nisur mësimin pa tekste
  • 22:13Syla aludon se Abdixhiku mund ta “përdorë” Kurtin për t’i eliminuar 6 deputetët dhe sulme ndaj Përparim Ramës