Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Do të kujtojmë sa të rrojmë”, artistët i japin lamtumirën e fundit Shpatit

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 13:27
“Do të kujtojmë sa të rrojmë”, artistët i japin lamtumirën e fundit Shpatit

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, këngëtarja Big Mama mbajti një fjalim emocionues në ceremoninë mortore për artistin e ndjerë Shpat Kasapi.

Ajo tha se skena e Pallatit është vendi ku bashkë me Shpatin morën frymë si artistë.

“Sot jam para jush me një dhimbje që nuk di si ta përshkrujë, në këtë skenë, pikërisht këtu ku unë dhe Shpati kemi filluar për herë të parë së bashku. Kjo skenë për ne të dy ka qenë fillimi ynë, dhe vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si artistë”, tha Big Mama.

Ndërsa moderatori Labinot Gashi tha se nuk e kishte menduar kurrë në jetë se do të fliste në atë foltore për Shpatin Kasapin, e aq më pak që intervista e fundit do të ishte realizuar me të.

“Kurrë në jetë nuk e kisha mendu që do të flas në këtë foltore për Shpat Kasapin, kurrë në jetë nuk e kisha paramendu që intervista e fundit do të ishte me mu, dhe do ti falënderonte të gjithë, edhe bashkëshorten që ia ka sjell djalin në jetë. Shpati ka qenë i pagabueshëm në çdo moment e në çdo sekond. Shpati e ka dashtë jetë, e ka dashtë muzikën dhe e ka dashtë njeriun si njeri”, tha Gashi,t transmeton Klankosova.tv

E ngushëllime shprehu edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila tha se Shpatin do ta kujtojnë, sa të rrojnë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit, në veçanti për familjarët. Zoti iu dhashtë forcën në këtë dhimbje të madhe. Shpat do të rrojmë e do të kujtojmë”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv

Derisa, këngëtari Blero tha se ikja e Shpatit i goditi të gjithë, sepse ‘iku një njeri me zemër të pastër’

“Ikja e Shpatit na ka goditur të gjithëve sepse iku një njeri që nuk duhej të ikte, na iku një zemër e pastër e një shpirt i butë”, tha Blero.

Më shumë nga Magazine

  • 22:44"A e ke përdorur muzikën për femrat" - rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë
  • 22:38Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
  • 22:15"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore
  • 22:15Paditet Rita Ora, ja cila qenka arsyeja
  • 20:01Olti Curri për videot intime: Dy prej tyre kanë tentuar t’i japin fund jetës