Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 22:15
"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore

Publikimi dhe shpërndarja në rrjetet sociale e disa videove intime, në qendër të të cilave është kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura shqiptare.

Në mesin e atyre që kanë dënuar publikisht shpërndarjen e pamjeve janë gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, të cilët kanë vënë theksin te cenimi i privatësisë dhe mënyra se si publiku po i trajton këto materiale.

Salaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka kritikuar atë që e cilëson si një lloj “poshtërimi kolektiv” të personave të përfshirë, duke theksuar se shpërndarja e pamjeve intime nuk e bën shoqërinë më të mirë.

Ai tregoi se vetë nuk ka marrë video të tilla, duke ia atribuar këtë fakt miqve të tij, të cilët kanë zgjedhur të mos i shpërndajnë materialet që u kanë mbërritur.

“Çfarëdo gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti”, ka shkruar Salaj, duke shtuar se kënaqësia që mund të shkaktojë poshtërimi i një personi është shqetësuese për shoqërinë.

Gazetari ka ngritur gjithashtu pyetjen se kush vendos se kush “e meriton” një trajtim të tillë, duke bërë thirrje që njerëzit të sillen ndaj të tjerëve ashtu siç do të dëshironin të trajtoheshin vetë.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Ori Nebiaj, e cila e ka cilësuar situatën si një kalim “nga skandali në spektakël”.

Ajo ka argumentuar se problemi kryesor nuk qëndron te jeta intime e personave të përfshirë, por te mënyra se si është cenuar privatësia e tyre dhe te shpërndarja e pamjeve pa pëlqim.

Nebiaj ka kërkuar përgjegjësi për personat që filmojnë intimitetin e dikujt pa pëlqim, si dhe për ata që i shpërndajnë këto materiale.

Sipas saj, vëmendja e publikut shpesh përqendrohet te detajet e jetës private të personazheve, ndërsa çështje të tjera me rëndësi publike mbeten në plan të dytë.

Ajo ka vënë në dukje gjithashtu se në raste të tilla gratë shpesh përballen me një gjykim më të ashpër publik, duke e cilësuar këtë si një standard të dyfishtë në mënyrën se si shoqëria trajton burrat dhe gratë.

“Skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre”, ka shkruar Nebiaj në reagimin e saj.

Ndërkohë, situata është komentuar edhe nga këngëtari Luiz Ejlli. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur ta trajtojë çështjen në mënyrë ironike, duke treguar një situatë hipotetike në të cilën një kompozitor e telefonon për t’i propozuar një këngë.

Reagimet vijnë në një kohë kur videot intime po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer diskutimin mbi privatësinë, shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim dhe përgjegjësinë e personave që i publikojnë apo i përcjellin ato. /Telegrafi

intimepamjeveadrian

Të ngjashme

Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

22:47
Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët

Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët

22:38
Tronditet showbiz-i shqiptar! Adrian Hila përfshihet në një skandal seksual. Çfarë dihet deri tani

Tronditet showbiz-i shqiptar! Adrian Hila përfshihet në një skandal seksual. Çfarë dihet deri tani

17:35
Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

09:24

Më shumë nga Magazine

  • 22:44"A e ke përdorur muzikën për femrat" - rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë
  • 22:15Paditet Rita Ora, ja cila qenka arsyeja
  • 20:01Olti Curri për videot intime: Dy prej tyre kanë tentuar t’i japin fund jetës
  • 19:56Më në fund, Pete Davidson thyen heshtjen për Kim Kardashian
  • 19:24Violeta Kukaj nderohet nga Federata Pan-shqiptare “Vatra”: “Një mirënjohje që do ta mbaj me shumë respekt”