Tifozët e Big Brother VIP Kosova 2 janë ndezur nga zhvillimet e fundit, ku protagonistët e dramës së famshme, Lumbardhi (fituesi) dhe Alba (bukuroshja e “JO-së” së prerë), thyen akullin dhe filluan të ndiqen në Instagram.
Pas një periudhe të gjatë me zero komunikim që prej finales, ky veprim hapi menjëherë teoritë për një romancë të vonuar.
Megjithatë, e vërteta u zbulua shpejt: Nuk ka romancë, por vetëm punë!
Dyshja kanë lënë pas të kaluarën dhe hatërmbetjet për t’u bërë bashkë në një projekt të rëndësishëm xhirimesh për “MetDaan”.
Në gjithë këtë zhurmë, sytë e të gjithëve ishin drejtuar te një personazh kyç i dramës: Kaderi, ish-partnerja e Lumbardhit.
