Mes personazheve të njohur që i janë bashkuar protestave në Tiranë është edhe ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Mateo Borri, i cili këtë të diel ka zgjedhur të dalë në rrugë përkrah qytetarëve.
Por, krahas pjesëmarrjes në protestë, Mateo ka pasur edhe një mesazh me kunja për ata që mund t’i shfrytëzojnë tubimet për vëmendje dhe shikueshmëri në rrjetet sociale.
“Nuk dola sot në protestë për të dhënë intervista, as për klikime, as për reels, as për shikueshmëri”, ka shkruar ai në Instagram, duke theksuar se pjesëmarrja e tij lidhet me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Ish-banori i BBVA ka shtuar se ka dalë edhe për ata që, sipas tij, nuk kanë guximin të protestojnë për arsye të ndryshme, ndërsa situatën në vend e ka përshkruar si një “diktaturë moderne”.
Mateo ka treguar se protestoi pa nxitur dhunë, duke marshuar me duart në xhepa, por pretendon se edhe ai u përball me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome nga forcat e rendit.




