Edicioni i pestë i spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova” po i afrohet nisjes, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri kanë hyrë në një fazë të avancuar.
Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar së fundmi një detaj nga prapaskenat, duke bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për edicionin e pestë.
Ndërkohë, producentja Olsa Muhameti ka shtuar kureshtjen e publikut përmes një fotografie të përbashkët me Hamitin, të publikuar në rrjetet sociale.
“Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Muhameti.
Një nga çështjet që po ngjall më së shumti interes është lista e personazheve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.




