Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano i cili s’mban lotët: Më vodhën jetën

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 12:10
Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano i cili s’mban lotët: Më vodhën jetën

Emocione të forta në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, e cila konfirmoi dënimin për bosin e mafias napoletane, Francesco Bidognetti, i njohur ndryshe edhe si “Cicciotto ‘e mezzanotte”, sepse në vitet 1980 sipas dissave ai ishte i aftë të sillte errësirë edhe në mes të ditës.

Ai që shpërtheu në lot ishte shkrimtari dhe gazetari investigativ Roberto Saviano, i cili ishte kërcënuar me vdekje nga Bidognetti dhe rreth 20 vite të jetës së tij i ka kaluar nën mbrojte 24-orëshe.

Sipas medias italiane “Corriere Della Sera” duke u përqafuar fort me avokatin e tij, Saviano përsëriste: “Më kanë vjedhur jetën, më kanë bërë copë-copë”.

Ai pranoi se nuk kishte qarë kështu, që nga funerali i mikeshës së tij, shkrimtares Michela Murgia, më 13 gusht dy vjet më parë. “Është e vërtetë, është e vërtetë“, përsëriste ai.

Rreth tij, mbështetës të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë duartrokisnin me lehtësim e solidaritet.

Kjo është një betejë që zgjat prej gati dy dekadash. Që nga botimi i librit Gomorra në vitin 2006, një sukses botëror me mbi 10 milionë kopje të shitura, Saviano jeton nën mbrojtje të përhershme, për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga mafia.

Por për të, procesi i djeshëm ishte kulmi i një plage që s’është mbyllur kurrë. “Ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime,” deklaroi ai. “Sepse për herë të parë, një gjykatë pranoi që kërcënimi i mafias ndaj gazetarit ishte real dhe i drejtpërdrejtë.”

Në vitin 2008, gjatë procesit të njohur “Spartacus”, avokati i Bidognettit lexoi në sallën e gjyqit një tekst të cilësuar më pas si një “proklamatë mafioze“, e cila, në fakt, ishte një urdhër për vrasjen e Savianos dhe gazetares së Il Mattino, Rosaria Capacchione.

“Ma kanë shkatërruar jetën dhe unë nuk kam ditur si ta përballoj këtë gjë. Tani trupi im do të duhet të ruhet vazhdimisht, ka pasur nga ata që për vite me radhë thoshin se nuk më nevojitej mbrojtja, se ishte vetëm një privilegj. Por unë çdo ditë ëndërroj të kem pak liri, një xhiro me motor, një shëtitje…”. Në sallë, një vajzë nga Roma i bërtiti: “Ta blej unë motorin, Roberto!”

Pavarësisht traumave dhe jetës së kufizuar nga masa ekstreme sigurie, ai nuk është ndalur kurrë së shkruari dhe denoncuari krimin e organizuar.

Përmes këtij vendimi, drejtësia i ka dhënë një formë të vogël kompensimi një njeriu që ka paguar një çmim të lartë për të vërtetën. Por ndërkohë, Saviano ngriti edhe një pikëpyetje të madhe për mungesën e institucioneve në një moment kaq simbolik. “A patë ndonjë përfaqësues politik sot në sallë? Ishte vallë aty politika? Unë nuk i pashë,” përfundoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë
  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
  • 10:13Trump pas dështimit të negociatave me Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet