Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 18:52
Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç.

Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia. Sipas raportimeve, pasi zbuluan trupat e pajetë të prindërve, dy adoleshentët iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë. Ky i fundit njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton Daily Mail.

Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

Ndërkohë, dy fëmijët e çiftit po marrin ndihmë psikologjike pas ngjarjes së rëndë.

Një i afërm i tyre, xhaxhai, pritet të udhëtojë drejt Spanjës për t’u kujdesur për dy adoleshentët dhe për të marrë përsipër kujdestarinë e tyre. /Panorama

fëmijëtpajetëhidromasazhit

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:24Xhaxhai i Genta Mustafajt që u vra në rastin e Gllogjanit: U zhgënjyem nga drejtësia
  • 21:09Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës
  • 21:00SHBA-ja përgatitet për revokim masiv vizash, rrezikojnë të preken rreth 200 mijë persona
  • 17:22Kanada i “hakmerret” SHBA-së me tarifa