Brazilianët pësuan humbjen e tyre të parë këtë herë kundër Japonisë 3-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Singapor.
Ekipi japonez kaloi në avantazh 2-0 në pjesën e parë, duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtje një zhvillim që e la Ancelottin dukshëm të frustruar. Trajneri italian u tregua tejet kritik gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si edhe Raphinha.
Vini e barazoi ndeshjen me dy gola, por një tjetër gabim në mbrojtje u kushtoi shtrenjtë brazilianëve në kohën shtesë. Ata pretenduan për një faull në një moment të mëparshëm të aksionit, të cilin gjyqtari nuk e akordoi madje as pas rishikimit të situatës dhe Ancelotti e humbi përfundimisht durimin. Trajneri italian shpërtheu ndaj gjyqtarit të katërt dhe u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 92-të. Pak çaste më vonë, edhe Raphinha u përjashtua nga loja, pasi i kishte shprehur qartë protestat e tij.
“Dua të kërkoj ndjesë për përjashtimin, por është shumë e vështirë të mos flasësh për gjyqtarin,” tha Raphinha pas ndeshjes, duke shtuar: “Është e vështirë kur luan edhe kundër gjyqtarit. Kjo i bën gjërat shumë më të ndërlikuara. Nuk po them se nuk kemi faj kemi shumë për të përmirësuar dhe do ta bëjmë por nuk mund ta shpërfillim mënyrën se si u gjykua ndeshja sot” shtoi ai.