Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Nga jeta ilegale në Belgjikë te ringi profesionist, Kosovari Arigon Avdimetaj debuton më 25 prill

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 16:44
Nga jeta ilegale në Belgjikë te ringi profesionist, Kosovari Arigon Avdimetaj debuton më 25 prill

Boksieri shqiptar Arigon Avdimetaj do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke debutuar në boksin profesionist më 25 prill në Hasselt të Belgjikës.

Avdimetaj, tashmë 21-vjeçar, ka një histori të veçantë jetësore. Ai ka shkuar në Belgjikë në moshën 5-vjeçare dhe për rreth 10 vite ka jetuar në kushte të vështira, pa dokumente dhe duke punuar në të zezë, deri sa më në fund arriti të sigurojë statusin e rregullt.

Rrugëtimi i tij në boks nisi në moshën 14-vjeçare, i frymëzuar nga vëllai i tij që tashmë ishte aktiv në këtë sport. Që nga atëherë, Avdimetaj ka zhvilluar rreth 70 ndeshje, ku më shumë se gjysma i ka realizuar si pjesë e ekipit kombëtar të Belgjikës.

Në karrierën amatore, ai është shpallur dy herë kampion i Belgjikës, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tij në ring.

Tani, sfida e radhës për të është debutimi profesional, ku do të përballet me boksierin serb Momçilo Janjiç.

Boks

Më shumë nga Sport

  • 23:06Fitore përmbysëse nga Venezia e Rrahmanit, kalon tutje në Kupën e Italisë
  • 22:29Muriqi me Fenerbahçen e tij e nisin me humbje sezonin në Superligën turke
  • 20:24PSG i dërgoi avionin privat, por transferimi i portierit japonez u anulua papritur – ja çfarë ndodhi
  • 20:22Alarm te Bayerni: Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë
  • 20:12Nis epoka Salah te Trabzonspori, egjiptiani bën debutimin e tij