Nasret Hajrizi nga Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit.
Ai do të garojë me numrin 79 në listën zgjedhore të PDK-së, e cila mban numrin 125, shkruan Gazeta Demos.

Hajrizi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se vendimi për kandidim erdhi si përgjigje ndaj situatës aktuale politike në vend.
“Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova si rezultat i keqqeverisjes së pushtetit aktual, kam vendosur t’i përgjigjem thirrjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar Hajrizi.