Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: BE të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb për fatin e të zhdukurve

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 10:19
Abdixhiku: BE të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb për fatin e të zhdukurve

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar një mesazh për të kujtuar viktimat dhe për të riafirmuar përkushtimin e partisë ndaj zbardhjes së fatit të tyre .

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre.”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe qëndron krah familjarëve të tyre.

“Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima.”, shtoi ai.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.””, thuhet mes të tjerash.

Më shumë nga Lajme

  • 23:31Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së