Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha ka vizituar Bashkësinë Islame në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Berisha tha se në takim u prit me mirësi, duke zhvilluar një bisedë për vështirësitë që hasin qytetarët e Prishtinës dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në situatat e ndjeshme të rasteve të vdekjeve.
“Në këto raste u premtuam mbështetje maksimale, si dhe rritje të mbështetjes financiare për ta”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, si dhe në objektet publike të përdorura nga qytetarët gjatë rasteve të vdekjeve, përfshirë pritjet e të pameve dhe varrimet.
U pritëm me mirësi dhe zhvilluam një bisedë të hapur për vështirësitë që hasin qytetarët e Prishtinës dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në situatat e ndjeshme të rasteve të vdekjeve.
Në këto raste u premtuam mbështetje maksimale, si dhe rritje të mbështetjes financiare për ta.