Të martën, dhoma e ulët e parlamentit të Polonisë votoi për të lejuar abortin në rastet e anomalive të fetusit dhe për të dekriminalizuar ofrimin e ndihmës për kryerjen e një aborti.
Kjo lëvizje vjen derisa ligjvënësit përpiqen të zhbëjnë ndalimin pothuajse total të abortit, të vendosur nga qeveria e mëparshme, raporton Reuter
Megjithatë, ka shumë gjasa që ky legjislacion të përballet me veton e presidentit nacionalist.
Polonia, një vend me shumicë katolike, vendosi një ndalim pothuajse total të abortit në vitin 2021, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ndërprerjet e shtatzënisë për shkak të anomalive të fetusit ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Ky ndalim shkaktoi protesta të gjera
