Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka folur lidhur me aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Konjufca ka iu kundërpërgjigj menjëherë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se ai nuk përmendi 12 mijë shqiptarët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.
“ Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarët e vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, ka deklaruar Konjufca.
Konjufca tha se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.
Duke folur për Dhomat e Specializuara, Konjufca ka thënë se ato janë themeluar me insistimin e aleatëve të Kosovës dhe si përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer vepra të rënda, përfshirë trafikimin e organeve.




