Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca për FSK-në në Gaza: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 15:58
Konjufca për FSK-në në Gaza: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën dhe se është e gatshme të japë kontributin e saj.

Përmes një postimi në platformën “X”, Konjufca ka shkruar për takimin informues të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, ku është diskutuar për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Konjufca ka theksuar se Kosova, 27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale.

Ai ka bërë të ditur se Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj në këtë angazhim.

Postimi i plotë:

Më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.

Në brifingun e sotëm të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Republika e Kosovës ishte mes vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sot kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale.

Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.

konjufcakosovapaqen

Të ngjashme

“Bordi i Paqes”, Konjufca: Përgjegjësia për paqen nuk njeh kufij

“Bordi i Paqes”, Konjufca: Përgjegjësia për paqen nuk njeh kufij

20:37
Sonte Kosova e nis aventurën në UEFA Nations League, luan ndaj Irlandës

Sonte Kosova e nis aventurën në UEFA Nations League, luan ndaj Irlandës

08:51
Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

22:50
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

14:01

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda
  • 17:53Trevjetori i Banjskës, NATO: Përgjegjësit të nxjerrën para drejtësisë
  • 17:53Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
  • 17:53Rrustemi kritikon Kushtetuesen: E ka thelluar gabimin me interpretimin e afatit 30-ditor
  • 17:40Abdixhiku takon ambasadorin e BE-së, në fokus zhvillimet politike dhe funksionalizimi i institucioneve