Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit.

Mehaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke nderuar veçanërisht policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Ai ka theksuar rëndësinë e forcimit dhe modernizimit të institucioneve të sigurisë.

Në urimin e tij, Mehaj ka vlerësuar edhe punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe bashkëpunimin e saj me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.