Dejona Mihali ka reaguar pas incidenteve të raportuara gjatë ditës së djeshme, duke pretenduar se anëtarë dhe persona të afërt me PDK-në kanë sulmuar fizikisht katër persona: Sami Kurteshin, Jeton Sopën, Besnik Bislimin dhe Fahrush Rexhepin.
Mihali ka kritikuar edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke pretenduar se nuk ka pasur distancim nga këto veprime.
Ajo ka përmendur emra të disa personave që, sipas saj, kanë qenë të përfshirë në incidentet.
Pretendimet e bëra nga Mihali kërkojnë verifikim të mëtejshëm dhe reagim nga personat e përmendur dhe PDK-ja.
Postimi i plotë:
Asnjë distancim nga Kryetari i PDK Bedri Hamza për 4 sulme që kryen dje anëtarët e PDK dhe të afërmit e personazheve famëkeq të po PDK-së.
U sulmua ish avokati i popullit, i burgosur politik, veprimtar për çlirimin e Kosovës që në adoleshencë, Sami Kurteshi. Në krye të sulmit ishte Trim Syla, asambleist i PDK në Prishtinë, djali i Ismail Sylës këshilltar i Hashin Thaçit.
As alibia e tyre me deputetë nuk qendron sepse z. Sami Kurteshi, 65 vjeç, nuk është deputet.
U sulmua gazeri Jeton Sopa, ushtar i UÇK, njeri i thjeshtë e modest, gjatë kryerjes së detyrës pa asnjë provokim. Në krye të sulmit ishte Liridon S. Geci, zyrtar në Kompaninë Pastrimi Prishtinë. Më herët në Trainkos. Kuadër i PDK nga këta që marrin paga pa shkuar në punë.




