Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në ‘Pressing” të T7, se Uran Ismaili ka pasur sukses në Prishtinë dhe fushatat e tij ishin shumë të mira.
Por, pas zgjedhjeve thotë ai “askush nuk di gjë për Uran Ismailin”.
Mirena tha se PDK-së i duhet një kryetar shumë aktiv që është 24 orë në fushatë zgjedhore.
“Uran Ismaili ka një karrierë të gjatë politike, suksesi i tij është matur në Prishtinë kur e ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm. Uran Ismaii ka arritur me e qit VV parti të tretë. Por, Prishtina nuk është Kosovë, dhe nuk e dimë a mund me reflektu suksesi i njëjtë”.
“Kur janë fushatat, Urani është hiperaktiv, por pastaj kryhet fushata dhe pastaj nuk nin më kërkush ku është Urani”
“Mendoj që PDK-ja e don një lider shumë të angazhuar, që duhet me qenë 24 orë në fushatë zgjedhore”, ka thënë ai.