Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 16:57
Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale ka nxitur reagime, pasi një kolonë dasmorësh shqiptarë është ndaluar nga policia në afërsi të Beranës, në Mal të Zi.

Sipas raportimeve të mediave malazeze, dasmorët ishin nisur nga Gucia drejt zonës së Beranës, në drejtim të fshatit Buçe, ndërsa në automjetet e tyre kishin vendosur flamuj shqiptarë.

Kolona është ndaluar nga policia malazeze dhe pjesëmarrësve, sipas raportimeve, u është kërkuar që flamujt të hiqeshin nga automjetet.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga profili “Afrim Travels”, i cili bëri të ditur se personat e përfshirë janë familjarë të tij dhe se po udhëtonin për të marrë nusen.

Në reagimin e tij, ai e cilësoi rastin si diskriminues ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.

“Racizmi dhe urrejtja ndaj shqiptarëve në Mal të Zi është e neveritshme”, shkroi ai, duke ngritur pikëpyetje se përse, sipas tij, flamuj të tjerë shfaqen lirshëm, ndërsa flamuri shqiptar trajtohet si provokim.

Ai shtoi se shqiptarët duhet të mbështesin më shumë njëri-tjetrin, duke e përfunduar reagimin me një mesazh për unitet.

Rasti bëhet edhe më i diskutueshëm për shkak të kuadrit ligjor në Mal të Zi. Ligji për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare të pakicave parashikon se flamujt kombëtarë mund të përdoren edhe gjatë festave familjare të organizuara nga persona fizikë. Megjithatë, në raportimet e deritanishme për këtë incident nuk është dhënë një shpjegim i detajuar nga policia se mbi çfarë baze konkrete është kërkuar heqja e flamujve.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër debati rreth simboleve kombëtare në Guci. Më 3 gusht, dy persona u identifikuan nga policia pasi gjatë një aktiviteti publik shfaqën një flamur që autoritetet e përshkruan si me simbole të të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”. Prokuroria vlerësoi se nuk kishte elemente të veprës penale, ndërsa ndaj tyre u kërkua nisja e procedurës kundërvajtëse.

Edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikola Camaj, reagoi pas atij rasti, duke kërkuar që, nëse autoritetet vendosin të sanksionojnë përdorimin e simboleve, standardet të zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha komuniteteve.

Videoja e fundit nga Berana ka rikthyer kështu debatin mbi përdorimin e flamurit shqiptar dhe trajtimin e simboleve kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi. /Prive Bruto

policiashqiptarëdasmorët

Të ngjashme

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

17:06
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një objekt tregtar në Malishevë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një objekt tregtar në Malishevë

16:03
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

11:14

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun