Procesi mësimor në Kosovë pritet të nisë më 1 shtator.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkëncës dhe Tekonologjisë kanë thënë për Klanin se të gjithë mësimdhënësit janë gati për të nisur vitin e ri shkollor.
Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e dyerve të shkollave, nga kjo sindikatë kanë shprehur shqetësim për një çështje që po vazhdon t’i përcjellë tash e sa vite.
Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se nuk i kuptojnë zërat që në disa komuna mësimdhënësit po konsiderohen si “tepricë teknologjike”.
“Ne kemi një shqetësim sa i përket disa komunave që po proklamojnë se disa mësimdhënës janë ‘tepricë teknologjike’. Sinqerisht nuk i kuptoj, për shkak se në ato komuna ka konkurse të hapura për mësimdhënësit dhe vazhdimisht pranojnë, por sigurisht duan ta heshtin zërin kritik”, ka thënë Ymeri
Ndërkohë, sa i përket procesit të ri mësimor, ai ka thënë se sipas informatave që kanë, të gjitha shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.




