Me ndryshimin e stinëve, organizmi ynë ka nevojë për vëmendje shtesë. Laboratori i njohur “Avicena KS” vjen këtë pranverë me një ofertë speciale, duke mundësuar analizat kyçe për vetëm 40 euro.
PRISHTINË – Pranvera njihet si koha e rigjenerimit, por shpesh është edhe periudha kur ndjejmë lodhje, rënie të imunitetit apo mungesë vitaminash pas muajve të gjatë të dimrit. Për t’u siguruar që trupi juaj është në formën më të mirë, Avicena KS ka dizajnuar “Pakon Pranverore”, një përzgjedhje gjithëpërfshirëse analizash që targetojnë funksionet kryesore të organizmit.
Çfarë përfshin kjo pako? Për një çmim promocional prej 40 €, qytetarët mund të kryejnë një gamë të gjerë testesh që në kushte normale do të kushtonin shumë më tepër. Pakoja përfshin:
Pasqyrën e Gjakut & Inflamacionin: Hemogrami, Sediment ESR dhe CRP.
Funksionin e Mëlçisë dhe Veshkave: ALT & AST, Bilirubina (totale dhe direkte), Urea dhe Creatinina.
Metabolizmin e Sheqerit dhe Yndyrnave: Glukoza, Kolesteroli, Trigliceridet, si dhe profilet HDL dhe LDL.
Shëndetin Hormonal dhe Vitaminat: TSH, Free T3, Free T4 (për tiroiden) dhe Vitamina D (esenciale për imunitetin dhe eshtrat).
Analizën e Urinës: Për një pasqyrë të plotë të traktit urinar.
