Natasha Kandiq në reagimin e saj të sotëm ka sqaruar se të burgosuit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, pavarësisht faktit se satatusi i tyre kur ishina rrestuar kishte qenë “ushtar”. Kandiq ka sqaruar se në momentin e vrasjes ata s’ishin luftëtarë.
“Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e ekspozitës. Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është i rëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet, por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes”, thuhet në reagimin e organizatës së Kandiq.
Pavarësisht kësaj, Shkëlzen Gashi, ka reaguar duke thënë se në listat e Fondit për të Drejtën Humanitare ata figurojnë si ushtarë dhe e ka shtuar edhe fjalën “armatosur”
