Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 12:24
Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.

"Sido që të jetë ne nuk do të ndalemi asnjëherë duke protestuar e avokuar për të drejtat tona, që ne e kemi fituar në vitin 99, është e pakontestueshme, prandaj aktiviteti jonë nuk do ndalet asnjëherë, dëmi veçse është shkaktuar”, thotë ai për KosovaPress.

Syla shprehet i bindur se, nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se mund të ketë ndikim politik në vendimmarrje.

“Ne si organizatë e veteranëve të luftës prej ditës që është pritur të themelohet kjo gjykatë, e kemi kuptuar që është gjykatë e padrejtë dhe presim që bashkëluftëtarët tonë të kthehen të pafajshëm në shtëpitë e tyre dhe në çoftë se ky vendim do bazohet në prova, jemi të bindur se do të shpallen të pafajshëm. Në çoftë se do të ketë ndikim politik mbi këtë vendim, sepse duke e parë mundin e kësaj gjykate, mendojmë që prej themelimit të saj, komplet gjykata devijon edhe nga misioni se për çka është themeluar. Është bazuar në raportin e Dick Martit, ky raport nuk është më pjesë e aktakuzës, prandaj në çoftë se mund të ketë ndikim politik, mund të ketë ndonjë vendim negativ dhe nuk është vetëm për ish krerët e UÇK-së, por për krejt sakrificën e popullit tonë”, thotë Syla.

Sipas tij, OVL-UÇK gjatë gjithë kohës ka ngritur shqetësime edhe para përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale dhe, siç pretendon ai, shkeljen e të drejtave të të akuzuarve.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi potencuar me të gjithë komunikimin që kemi pasur me personalitetet ndërkombëtare, kur kemi folur me ta ka qenë vetëm proceduralisht qysh gjykata po i shkel të drejtat e njeriut atje. Gjatë gjithë kësaj kohe edhe avokatët mbrojtës e kanë përsëritur qindra herë. Herën e fundit ishte e papranueshme, kur prokuroria speciale i propozoi trupit gjykues për provat prej shtetit serb, të gjitha ato prova u pranuan dhe ishte e papranueshme”, thotë ai.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së vlerëson se protestat dhe aktivitetet e deritanishme të organizatës, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e opinionit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Ai kritikon institucionet e Kosovës për, siç thotë, mungesë të veprimeve në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se barra kryesore i ka mbetur Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Mendojmë që edhe në rrafshin diplomatik që kemi punuar për të drejtat e bashkëluftëtarëve tonë, përmes protestave, kemi pasur edhe jashtë Kosove, mendojmë që ia kemi arritur qëllimit, sepse ideja ka qenë me i hedhë dritë kësaj errësire që e krijoj gjykata speciale, mendoj që ka ndikuar pozitivisht, nuk ka as fëmijë 15 vjeçar që nuk e ka kuptuar se po bëhet padrejtësi. Kemi mbetur në një vesh të shurdhër. Shteti nuk bëri asnjë gjë, atëherë barra më e madhe na ra neve si organizatë e veteranëve të luftës.

 OVL UÇK gjatë vitit ka mbajtur protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, në Hagë dhe Strasburg, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë për drejtësi.

Më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë e fundit para vendimit përfundimtarë, ndërsa në datën e vendimit qytetarë të shumtë do të mblidhen para objektit të Gjykatës në Hagë.

uçk-sëish-krerëtprotesta

Të ngjashme

Reagon djali i Hoxhë Fatmir Latifajt pas fyerjes ndaj babait të tij: Liria që e sollën ushtarët, dëshmorët e invalidët e UÇK-së po nënçmohet

Reagon djali i Hoxhë Fatmir Latifajt pas fyerjes ndaj babait të tij: Liria që e sollën ushtarët, dëshmorët e invalidët e UÇK-së po nënçmohet

22:01
Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së

Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së

13:44
Studentët me aksion para zyrës së BE-së, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Studentët me aksion para zyrës së BE-së, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike