Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 18:24
“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është gjendur në qendër të një debati të madh në rrjetet sociale, pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e episodit të ri të serialit “Güneşin Doğduğu Yer”, ku ai luan rolin kryesor.

Gjithçka nisi pas publikimit të reklamës së dytë të episodit të tetë, ku personazhi Kenan, i interpretuar nga Özçivit, shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një personazhi femër.

Në pamjet që shkaktuan reagime të shumta, Kenani shihet duke e hedhur gruan mbi shinat e trenit, duke i vendosur këmbën mbi kokë dhe duke i drejtuar armën.

Këto skena ngjallën indinjatë te shikuesit, të cilët kritikuan ashpër paraqitjen e dhunës ndaj grave në serialet televizive. Shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën shqetësimin për ndikimin që pamje të tilla mund të kenë te të rinjtë.

Reagimet shkuan deri te thirrjet për bojkotimin e serialit, ndërsa disa shikues deklaruan se nuk do ta ndiqnin më produksionin.

Pas kritikave të shumta, ekipi i produksionit vendosi të ndërhyjë duke ndryshuar paralajmërimin e episodit të ri.

Në versionin e ripublikuar, pamjet kontroverse ku personazhi i Burak Özçivit vendos këmbën mbi kokën e gruas janë hequr plotësisht.

Ngjarja ka hapur diskutime mbi mënyrën se si trajtohet dhuna ndaj grave në produksionet televizive dhe përgjegjësinë e krijuesve të serialeve për përmbajtjen që u ofrojnë shikuesve.

ndajqendërkemali

Të ngjashme

McKennie jashtë ndaj AZ Alkmaar, Juventusit i mungon amerikani për shkak të lodhjes muskulore

McKennie jashtë ndaj AZ Alkmaar, Juventusit i mungon amerikani për shkak të lodhjes muskulore

18:52
Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

16:23
Khamenei: Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do ta ndryshojnë “armiqësinë” e SHBA-së ndaj Teheranit

Khamenei: Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do ta ndryshojnë “armiqësinë” e SHBA-së ndaj Teheranit

16:18
BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave

BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave

14:18

Më shumë nga Magazine

  • 18:39“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë bisht” - Arlinda dhe Bejta komentojnë lojën e Vjollcës
  • 17:48Dy ikona të muzikës shqipe bashkojnë forcat, Meda e Afrim Muqiqi publikojnë duetin “Oj lulije”
  • 17:28“S’du me hy në gjynah...”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK
  • 17:102TON surprizon fansat, publikon këngën e re “Je distancu”
  • 15:5618 ditë pa Lolën, Oriola zbulon çfarë përjetoi në ëndërr me të