Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet e fundit të dhunës ndaj të miturve në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e saj për atë që po ndodh dhe mënyrën se si po trajtohet kjo çështje në publik.
Osmani thekson se i janë dashur disa ditë për të kuptuar më mirë situatën, duke nënvizuar se Shqipëria nuk duhet të kthehet në një hapësirë ku ngjarje të tilla trajtohen si spektakël apo përdoren për të fituar popullaritet në rrjetet sociale.
“Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”, shkruan moderatorja, duke shtuar se dhuna ndaj të miturve nuk duhet komentuar nga divani i shtëpisë si një mundësi për të fituar status dhe pëlqime në Instagram.





